Politika

Kosova në takimin e SEECP-së, Bushati: Lufta kundër terrorizmit kërkon veprime të përbashkëta

BushatiNë takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të Evropës Juglindore që do të zhvillohet sot dhe nesër në Tiranë, në kuadër të Presidencës Shqiptare të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP), Kosova po përfaqësohet nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi.
Në këtë konferencë, që është më e rëndësishmja në rajon, përveç zëvendëskryeministrit Thaçi, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe pesë zëvendëskryeministra e ministra të rajonit dhe nëntë sekretarë të shteteve e zëvendësministra të tjerë.
Pjesëmarrjen e ka konfirmuar Igor Lukshiq, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Malit të Zi, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Poposki, pastaj Ministri për Rini dhe Sport i Turqisë, Akif Cagatay Kiliç, Ministri për Çështje Evropiane i Greqisë, Nikolaos Chountis, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane i Moldavisë, Iulian Groza, etj.
Kryediplomati shqiptar Bushati duke paralajmëruar mbajtjen e këtij eventi të rëndësishëm në Tiranë shprehet se sfidat e përbashkëta kërkojnë veprime të përbashkëta. E tillë është edhe lufta kundër terrorizmit”.
Sipas tij, në 24 shkurt në Tiranë do të riafirmojmë përkushtimin tonë në këtë betejë të përbashkët.
Konferencës së SEECP-së, që kryesohet nga Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, do t’i drejtohet me një fjalim edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ndërkaq, në takimin e nesërm, ku ministrat e disa prej shteteve të Evropës Juglindore do të diskutojnë rreth fuqizimit të bashkëpunimit ndërshtetëror, pjesëmarrës do të jenë edhe zyrtarë të lartë të BE’së, përfaqësues të Presidencës Letoneze të BE’së dhe të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close