Politika

Artan Shkëmbi: U dorëhoqa për t`ia lënë bashkinë LSI-së

artan-shkembiMe vetësiguri se ishte një kandidat i pakonkurueshëm në Bashkinë e Pogradecit, Artan Shkëmbi thotë se dorëheqja erdhi për t’i hapur rrugë të tjerëve. Madje ai nuk ka kompleksin të pranojë se largimi i tij j 4 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve lokale është bërë për t’i lënë zonë të lirë Lëvizjes Socialiste për Integrim në Bashkinë e Pogradecit.

Ai hedh poshtë çdo aludim se dorëheqja ka ardhur si kërkesë e Kryeministrit Rama për t’u dhënë një mesazh të gjithë kryebashkiakëve të tjerë socialistë që qendrojnë në detyrë prej 3 apo 4 mandatesh, që të ndjekin shembullin e tij.

Me të njëjtën siguri Shkëmbi hedh poshtë dhe çdo insinuatë se dorëheqja ka ardhur për shkak të presionit. Shkëmbi i kthen përgjigje edhe deputetit Ben Blushi, që një ditë më parë do ta quante braktisje të detyrës dorëheqjen e tij.

Akuzat penale për shpërdorim detyre ndaj 3 kryebashkiakëve socialistë vetëm pak muaj përpara zgjedhjeve lokale, Shkëmbi thotë se nuk i shikon të lidhura me njëra – tjetrën dhe hedh poshtë mundësinë e një gjuetije shtrigash ndaj atyre që duan të rikandidojnë.

Shkëmbi pranon se i është ofruar një post në qeverisjen qendrore, por zgjedh të mos e zbulojë atë edhe për pak kohë.klan

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close