Policia shpall në kërkim pronarin e universitetit "Kristal"

Aktualitet

kristal-meti-pronarPolicia e Krujës njoftoi se ka shpallur në kërkim biznesmenin Ahmet Muçaj, i njohur si Meti i “Kristalit” pasi eshte pronar i Universitetit Kristal.

Policia e shtetit njofton se mesditën e së martës ka nisur procedimi penal në mungesë për shtetasin Ahmet Muçaj 67 vjeç, banues në Tiranë, sepse rreth orës 13.00 nga kontrolli i ushtruar në Spitalin Universitar Kristal në Rinas, u konstatua se ky objekt furnizohej me energji elektrike me linjë të dytë në mënyrë të paligjshme.

Pas konstatimit të kësaj paligjshmërie, policia ka shpall në kërkim bzinesmenin e njohur, i cili akuzohet për “vjedhje të energjisë elektrike”. Pritet që ky urdhër arrest i policisë të vlerëoshet nga prokuroria e Krujës dhe më pas të procedohet dërgimi apo jo I të dyshuarit në Gjykatë për caktimin e masës së sigurisë në mungesë.

Muçaj njihet edhe si një biznesmen me lidhje  në politikë, ndërsa është aksioner në disa kompani private mes tyre një universitet te cilit muaj me pare i eshte hequr licenca.

ME TE LEXUARAT