Politika

Berisha: Basha kandidati më i mirë për 21 Qershorin! Edhe Blushi e ka zili

berishaIsh-Kryeministri Sali Berisha ne nje konference per shtyp analizoi zhvillimet e fundit politike ne vend. Se pari ai denoncoi dhunen ndaj deshmitarit te vrasjes se katerfishte me autor shtetasin Kostandin Xhuvani.“E kam denoncuar në parlament qëndrimin e policisë ndaj Enver Bashës. Kjo është fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe Saimir Tahirit. Enver Basha dëshmitari kyç në vrasjen e 4-fishtë që pasi la punën në piceri dhe po shkonte në 4 të mëngjesit në shtëpi ra në një skenë tragjike sic ishte vrasja e 4 personave. Ndaloi dhe qëndroi aty. Ai konstatoi se trupin e Arbër Demirajt e morën dhe e plasën në një anë të rrugës dhe nuk e transportuan për në spital. Në prani të tij polici i tha “ik, zhduku” Xhuvanit. Dhe Xhuvani ja mbathi jo vetëm, i shoqëruar si pas mediave, nga djali i një deputeteje apo deputeti, të Arta Dades që janë anëtarë të “Hakmarrjes për drejtësi”. Ishin apo nuk ishin këtë duhet ta faktojë prokuroria. Pasi Konstandini ja mbathi me vrap, Enver Basha me motor i ndjek dhe i parakalon, i rrëmeben revolverin nga dora Konstandinit i cili i premton se do ta veshë me florinj e kaq dhe aq me miliona euro. I vuri së bashku me të hekurat dhe i futi në makinë. Enver Basha pa se me revolverin që Konstandini kishte ekzekutuar 4 të rinjtë ja hodhën pranë trupit të pajetë të Demirajt. Policia ra në kontakt me të dhe i tha “çfarë të lidh me Berishën”. Pasi i morën dëshminë i thanë se do shërblehesh, ditën tjetër i thanë s’ke asnjë shpërblim qërohu. Enver Basha konstatoi se e ndiqnin nga mbrapa persona të ndryshëm. Rojen e klubit e vetëvarin, dëshmitari tjetër ishte Enver Basha dhe u zhduk me çdo kush që Konstadini i partisë të dilte i larë”, tha Berisha. Më tej, Berisha u prononcua edhe për garën e zgjedhjeve lokale duke insistuar se Basha është kandidati më i mirë i së djathtës. Duke thënë se edhe Ben Blushi e kishte zili Bashën, Berisha tha se i takon këtij të fundit dhe forumeve të partisë të vendosin nëse do të rikandidojë apo jo.

 

loading...

Artikuj te ngjashem

3 komente

  1. Basha eshte me i mir sepse te kreh ty bishtin ,ndersa per dhunen qe shkruan zotrote askish nuk ta kalon ty sepse je i vetmi njeri ne 24 vite qe krijove dhun dhe anarshi me pushtetin tende perse nuk flisni per krimet qe keni bere,gjithashtu per korrupsionine familjes tuaj.

  2. lulushi eshte HAJDUTI me i mire o sali…, per c’fare e ka zili Blushi? Per pa aftesine, apo per hajdutllekun?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close