Politika

Padia e IKMT, kreu i bashkisë Peshkopi: Farsë, dikush nuk do të rizgjidhem

ilir-krosiPa kaluar shume pre nga shpallja e padisë ndaj kryebashkiakut të Peshkopisë Ilir Krosi, kallezim ky i bere nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka ardhur edhe reagimi publik i tij.

“Jam i befasuar nga lajmet qe pashe ne media, ku behet fjale per nje kallëzim penal te IKMT-se per disa punonjes te bashkise, perfshire edhe kryetarin e bashkise.  Ne fakt kjo eshte surprize se ne nuk kemi dijeni per nje procedim te tille pasi IKMT-ja na kerkuar dhe vazhdon te kerkoje shpeshhere informacione per ndertimet e paligjshme ku ne i kemi vene respektivisht ne dispozicion informacionet e duhura, duke mbetur te hapur e bashkepunues me ta”, ka thene Krosi.

Sipas tij, ka kater vite qe KRRT-ja e bashkise Peshkopi nuk ka leshuar leje ndertimi pasi nuk kemi plan-urban per qytetin per te cilin po perfundojme stdimin ne kete drejtim.

“Ne kete rast behet fjale per disa avlli dhe shtesa te vogla qe kane shkaktuar me teper probleme mes fiseve e fqinjeve.  Disa nga keto shkelje jane ne studim e siper per t’u korigjuar pasi jane bere ne shkelje te lejeve te dhena te cilat theksoj se jane ne procedure e siper nga ana jone. Gjithsesi une mbetem i hapur ne kete drejtim per te bere transparencen e duhur”, shprehet Krosi.

Kreu i Bashksie se  Peshkopisë, duke kujtuar se është në mandatin e tretë të tij, synon që të rizgjidhet kryetar për mandatin e katërt.

“Mesa duket kjo nuk i pëlqen dikujt dhe po përpiqen të na njollosin me akuza të paqena.Jam i gatshem te bashkepunoj me transparence me organet e drejtsise duke u vene ne dispozicion te tyre”, thotë Krosi.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close