Politika

Rruga Transballkanike në Vlorë, Qeveria rrit fondin e shpronësimeve

qeveria14Qeveria shqiptare rriti sot fondet per demshperblimin e banoreve te Vlores qe preken nga ndertimi i rruges Transballkanike. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik” dhe të ligjit nr.185/2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave vendosi ne mbledhjen e te merkures vendosi:
Në vendimin nr.54, datë 21.1.2015, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
1. Në pikat 3 dhe 4, vlera 516 898 914.92 (pesëqind e gjashtëmbëdhjetë milionë e tetëqind e nëntëdhjetë e tetë mijë e nëntëqind e katërmbëdhjetë pikë nëntëdhjetë e dy) lekë ndryshon dhe bëhet 582 942 635.82 (pesëqind e tetëdhjetë e dy milionë e nëntëqind e dyzet e dy mijë e gjashtëqind e tridhjetë e pesë pikë tetëdhjetë e dy) lekë.
2. Tabela bashkëlidhur vendimit zëvendësohet me tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close