Politika

Kryeministri Rama: Policia e shtetit në krahun e qytetarëve

RAMAKryeministri Edi Rama tha sot se epoka që ne kemi çelur duhet të jetë ajo e kalimit të policisë në krahun e qytetarëve.

I pranishëm në ceremoninë e përurimit të ambjenteve të reja të Akademisë së Policisë në Sauk (Tiranë), kryeministri theksoi se tashmë ka nisur një transformim rrënjësor dhe pa kthim i Policisë, ndërsa e vuri theksin tek rritja e besimit të publikut tek struktura policore.

Ai nënvizoi se brenda këtij mandati, Policia e Shtetit shqiptar duhet të jetë në përputhje me modelin më të mirë të policive të rajonit.

“Rritja e besimit të publikut tek Policia e Shtetit nuk vjen përmes shifrave, sado kuptimplota të jenë ato, por në radhë të parë vjen përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me trupat e policisë, me sjelljen e policit në komisariate dhe në çdo zyrë. Epoka që ne kemi çelur duhet të jetë ajo e kalimit të policisë në krahun e qytetarëve”, theksoi kryeministri Rama.

Nga një epokë, vijoi ai, kur policia i qëndronte përballë qytetarit si një hije shqetësuese, ambicja jonë tashmë është e shprehur, brenda këtij mandati Policia e Shtetit shqiptar duhet të jetë plotësisht në përputhje me modelin më të mirë të policive në rajon, theksoi kryeministri.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close