Politika

PD kërkon dorëheqjen e Beqajt, pas vendimit për anulimin e testimit të infermierëve

vokshiPartia Demokratike kërkon dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila pezulloi vendimin për testimin e infermierëve.

Kërkesa është bërë në seancën e sotme plenare nga ana e deputetes Albana Vokshi.

“Vendimi që të testoheshin infermieret është presion i dukshëm. P

remtimi për shëndetësi falas është mashtrimi që solli në pushtet PS, por do të sjellë edhe largimin e tyre”, tha  Vokshi.

“Është një revolucion i madh, guximi i bluzave të bardha për të kundërshtuar të keqen.

Testimi mbetet tentativa më e paskrupullt e ministrit që kërkon skemat e revolucionit të Mao-s.

Duhet të tërhiqesh dhe të dorëhiqesh për të rilindur” , tha Vokshi, duke iu drejtuar Beqajt.

Sipas saj, ministrit Beqaj i kanë mbetur 4 alternativa:

“Kërko ndjesë publike,  jep dorëheqjen, merr avokat për mbrojtje, mos u mërzit, “ce la vie”.”

Por, Beqaj ka thënë në fjalën e tij se testimi për mjekët është i domosdoshëm.

loading...

Artikuj te ngjashem

Nje koment

  1. C’thote kjo MBALLOMA? Ministrat e saliut vodhen sa plase dhe me pa aftesine e tyre vetem rrenuan ekonomine e vendit dhe sunduan per 8 vite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close