Dorëheqja e Spiropalit, Cani: Komandohet në vend të saj zv.ministrja Irena Beqiri

Aktualitet

cani beqirajZv.ministrja e financave do të komandohet në detyrën e drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave deri në caktimin e një drejtuesi të ri pas dorëheqjes së Elisa Spiropalit. Lajmin e dha Ministri i Financave Shkëlqim Cani i cili tha se tanimë do të jetë Irena Beqiri në krye të kësaj drejtorie shumë të rëndësishme të varësisë së dikasterit që drejton. Më tej, Cani u ndal tek reformat duke deklaruar se reforma në administratën doganore ka ecur shumë mirë dhe se ajo ishte shumë e domosdoshme.

Bëra njoftimin se kush do të jetë e komanduar që sot, sepse adminsitrata doganore, zv ministrja e di mire qe punon edhe të shtunën dhe të dielën, kështu që që sot drejtorja e komanduar është zv/ministrja. Është njëkohësisht dhe zv/ministre, i ka të dy gradat. Nuk ja hoqëm gradat bëhet më e fuqishme. Është një dëshirë e madhe që ta permiresoje me tej dukshëm punen ne dogana”, u shpreh Cani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

ME TE LEXUARAT