Tom Doshi merret në mbrojtje nga policia

Aktualitet

tom doshDeputeti Tom Doshi merret në mbrojtje nga policia. Lajmi është konfirmuar nga burime pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit të cilat sqaruan ditën e djeshme për “GSH” se deputeti i Shkodrës është marrë në mbrojtje nga uniformat blu. Nuk jepen shumë detaje se sa është numri i efektivëve që janë vënë në dispozicion t ëish-deputetit socialist, por ajo që dihet me siguri është fakti se përreth Doshit janë shtuar masat e sigurisë. Përveç rojeve pruvate që deputeti Tom Doshi ka marrë vet, duke nisur që nga pasditja e së premtes, rreth tij janë shtuar edhe efektivët e Policisë së Shtetit.

ME TE LEXUARAT