KQZ gjoba vendorëve për mosdorëzimin e të dhënave për zgjedhjet

Politikë

kqzKomisioni Qendror i Zgjedhjeve,do të zhvillojë sot në orën 12:00 mbledhjen e radhës për të sanksionuar kryetarët e bashkive dhe komunave të cilët nuk kanë dorëzuar në KQZ të dhënat për Qendrat e Votimt së bashku me numrin përkatës të zgjedhësve.

Kryetarët e Komunave dhe Bashkive të cilët  do të gjobiten janë:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Z.Afrim Mikli, Kryetar i Komunës Muhur, Qarku Dibër ;

Z.Aranit Skepi, Kryetar i Komunës Fushë-Cidhen, Qarku Dibër ;

Z.Xhevat Mollca, Kryetar i Komunës Ana e Malit, Qarku Shkodër;

Z.Viktor Popaj, Kryetar i Komunës Kastrat, Qarku Shkodër;

Z. Zef Doçi, Kryetar i Komunës Balldren i Ri, Qarku Lezhë;

Z.Sokrat Spiro, Kryetar i Komunës, Finiq, Qarku Vlorë;

Z.Gilberto Jaçe, Kryetar i Bashkisë Përmet, Qarku Gjirokastër;

Z. Reshit Fraholli, Kryetar i Komunës Çërravë, Qarku Korçë;

Z. Jakup Beqiri, Kryetar i Komunës Kolonjë, Qarku Fier;

Z. Dalip Kanaçi, Kryetar i Komunës Otllak, Qarku Berat;

Z. Sulejman Ibrahimi, Kryetar i Komunës Ishëm, Qarku Durrës.

Po ashtu do të shqyrtohen Projekt-vendimi: Për miratimin e Manualit të KZAZ-së, Pjesa e Parë, për Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 21.06.2015”.

Projekt-vendimi: “Për miratimin e projektit “Fushata e edukimit të zgjedhësve, në Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 21.06.2015”.

ME TE LEXUARAT