Nishani apel për shembjen e bunkerëve të krimit e të korrupsionit

Politikë

nishaniNjë apel ka ardhur për klasën politike nga presidenti i Republikës Bujar Nishani, i cili nxit dekriminalizimin në Kuvend. Nishani ka shfrytëzuar konferencën për 24 vjetorin e rrivendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA për t’i bërë thirrje klasës politike që të largojë pa ekuivok individë që janë të përfshirë në veprimtari kriminale.

Po ashtu presidenti i bëri edhe një thirrje sistemit të drejtësisë që të hetojë në mënyrë të drejtë dhe të mos bjerë pre e presioneve politike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bujar Nishani, siç transmeton oranews, rikujtoi se “25 vjet më parë ne i shembëm bunkerët e komunizmit, ndërsa sfida jonë sot është të shembimin bunkerët e krimit dhe korrupsionit. Këta janë bunkerë të vendosur kundër popullit por edhe kundër partnerëve strategjike.

Duke përfituar nga ky rast, dëshiroj t’i bëj apel klasës politike, se kanosja e krimit dhe korrupsionit nuk duhet të gjejë vend dhe jo më strehim në një shoqëri mirfilli të lirë dhe demokratike sic duam ta shndërrojmë Shqipërinë tonë.

Po kështu duke mbështetur marrëveshjen politike të arritur në parlament kërkoj dhe nxis me forcë të largojnë pa ekuivok individët të përfshirë me veprimtari kriminale dhe korruptive në gjirin e tyre, të vendosin një barrier të pakapërcyeshme në cdo vend që këto element përpiqen të gjejnë vend duke u lënë të vetmen hapësirë, përballjen me ligjin.

I bëj thirrje Sistemi i drejtësisë të mos bjerë pre e presioneve pasi askush nuk do të shpëtojë prej forcës së tij.”

Ambasadori i ShBA në Tiranë, Donald Lu, tha se shqiptarët duhet të përballen dhe të luftojnë pa pasur frikë krimin, korrupsionin që e gjejnë çdo ditë në shkolla, biznese, gjykata dhe në parlament.

Për këtë ambasadori amerikan Donald Lu thotë se shqiptarët në këtë betejë të rëndësishme kanë në krah SHBA-në. Gjithashtu shprehet besimplotë se do të jenë qytetarët me integritet, jo një parti apo një udhëheqës i vetëm që mund ta bëjnë këtë.

Donald Lu: “Populli shqiptar sot vazhdon të ndeshet me trashëgiminë e komunizimit. Ata duhet të luftojnë me forcat e krimit dhe të korrupsionit çdo ditë, në shkollat, bizneset gjykatat e tyre madje dhe në parlamentin e tyre.

Shqiptarët janë një popull i fortë dhe ne jemi besimplotë se Shqipëria është e gatshme të përballet me këtë sfidë pa pasur frikë. SHBA beson tek Shqipëria, jo nga një parti e veçantë politike apo nga një udhëheqës të vetëm politik, por tek aftësia e shqiptarëve guximtarë për të mbëshetur ndryshimin dhe për të bërë sakrificën për veten dhe fëmijët e tyre.

Mbetem besimplotë se në fund të ditës pjesa më e madhe e shqiptarëve që përkrahin ndershmërinë dhe integritetin do të triumfojnë mbi ata që përkrahin krimin, korrupsionin.

Unë zotohem që shqiptarët do të vazhdojnë të kenë mbështetjen e SHBA-së në këtë betejë të rëndësishme”

Deklarata u bë nga ambasadori në konferencën e organizuar me rastin e të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë e SHBA-së.

ME TE LEXUARAT