Itali, 5 shqiptarë arrestohen për trafik kokaine, ja fotot dhe emrat

Aktualitet

shqiptaret-kokainePesë shtetas shqiptarë janë arrestuar me akuzën e trafikut të drogës nga Policia italiane.

Aksioni është realizuar në Cesenatico ndërsa në shënjestër të së cilës ka qenë një bandë shqiptare e strukturuar në shitjen e kokainës në të gjithë bregdetin e vendit fqinj.

Mësohet se shqiptarët e arrestuar janë furnizuesit e drogës Bledian Topi, 33 vjeç dhe Migel Myrto, 28 vjeç. Me akuzën e shpërndarësve të drogës kanë rënë në pranga Ylli Breti, Fatmir Nika, 35 vjeç dhe Ervin Gjalma, 29 vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gruaja për të cilën është vendosur detyrim paraqitje, një 48-vjeçare emri i së cilës nuk dihet, punonte në banesën e  Fatmir Nikës dhe Ervin Gjalmës për përgatitjen e drogës.

Policia ka thënë se hetimi ka nisur pasi është marrë një informacion në rrugë operative për të kontrolluar në banesën e Fatmir Nikës, pasi dyshohej si shpërndarës droge. Policia zbuloi se ai bashkëpunonte me shqiptarin tjetër Ervin Gjalmën.

Policia italiane gjatë hetimit ra në gjurmët e Bledian Topit dhr Migel Myrtos, të dy të papunë dhe me precedentë penal. Operacioni ka sjellë edhe sekuestrimin e rreth 10 mijë eurove dhe disa dozave kokainë.

ME TE LEXUARAT