Lushnje, dëshmia e nënës që vrau djalin: E mbyta se më dhunote rëndë

Aktualitet

lushnje-vendi-vrasjes“E vrava se më dhunonte rëndë”. Kjo ishte fjala e thënë nga 70-vjeçarja Hatixhe Ahmetaj përpara grupit të hetuesve, pas vrasjes të djalit të saj.

Një ditë pas ngjarjes në lagjen ku banonte Hatixhe dhe Pëllumb Ahmetaj ka rënë një hije e rëndë zie dhe dhimbjeje. Banorë të pallatit  dhe të afërm janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit djalit që dje u vra nga nëna e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të tronditur nga ngjarja, shumë prej tyre nuk pranojnë të flasin për këtë krim. Ata që pranojnë shprehin habinë se si 70-vjeçarja arriti deri në këtë pikë. Sipas tyre, të dy personat nuk njiheshin jashtë shtëpisë si persona me probleme. Kemi pasur marrëdhënie normale, thonë komshinjtë.

Edhe vetë të afërmit ndjehen të tronditur dhe mundohen të gjejnë arsyen se çfarë ka ndodhur mes nënës dhe të birit, pasi nga ana e tyre nuk e dinte askush që djali shfaqte shenja dhune në familje.

70-vjeçarja Hatixhe Ahmeti kishte dy ditë që ishte kthyer nga Italia ku kishte qendruar për disa kohë te vajzat e saj. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ajo ka treguar që, para se ta vriste djalin është përleshur me të, fakt që vërtetohe edhe nga shenjat e dhunës në këmbën e 70-vjeçares dhe në fytin e djalit.

Pasi janë përleshur, nëna e ka mbytur në fillim me dorë e më pas e ka lidhur me një palë tuta.

Sipas Hatixhe Ahmetajt, kjo gjendje kishte 7 vite që zgjaste dhe mbajtja përbrenda e dhunës çoi në këtë fund tragjik për të dy. Ajo deklaronte se djali i kishte shitur të gjitha orenditë e shtëpisë dhe se ishte përdorues i rregullt i lëndëve narkotike dhe alkoolit, që konfirmohet edhe nga Policia e Lushnjes.

Pas ngjarjes, grupi hetimor që kreu dhe ekspertizën e trupit të 38-vjeçarit, Pëllumb Ahmetaj, i gjeti nën rroba dy doza diazepan, medikament që përdoret nga të droguarit për qetësim, si dhe shenja shiringash në krahë.

ME TE LEXUARAT