PD: Rama dhe Meta kanë kapur dëshmitarin kyç në hetimin për vrasjen e dy deputetëve

Politikë

RISTANIPartia Demokratike ka akuzuar qeverinë se po hesht pas publikimit të dokumentave që tregojnë se Edi Rama dhe Ilir Meta kanë marrë peng dëshmitarin kryesor në hetimin e akuzës për porositjen e vrasjes së dy deputetëve nga Kryetari i Parlamentit.

"Trafikanti u la i lirë, dhe deputeti Frroku gjithashtu nuk pati asnjë pasojë, sepse e gjitha kjo është në funksion të manipulimit të hetimit, dhe fshehjes së të vërtetës, në lidhje me akuzën më të rëndë të 25 viteve të fundit, që Kryetari i Parlamentit ka porositur vrasjen e dy deputetëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo është një skemë mafioze e kriminale, kapja e dëshmitarit kyç të procesit, dhe përdorimi i tij më pas, sipas interesave të tyre, për të dalë të larë nga kjo histori.

Deputeti Frroku është gjithashtu nën presion me gjyqin që ka ndërkohë vëllai i tij i cili akuzohet për vrasjen e komisarit Lamaj.

Për ta pasur krejt të sigurtë dhe në duart e tyre dëshminë kryesore, Rama dhe Meta, e kanë futur nën sqetull dhe e mbajnë me shantazh deputetin, me anë të raportit të policisë ku faktohet përfshirja e tij e drejtpërdrejtë në trafik droge dhe marrja në mbrojtje e kokës së organizatës që i shpëtoi aksionit ndërkombëtar të Vilunit.

E gjithë kolona kryesore e shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ministri i Brendshëm, Kryeministri dhe Kryetari i Parlamentit janë përfshirë në këtë skemë kriminale të manipulimit të hetimit dhe mbulimit të ngjarjes, kapjes së dëshmitarëve, e presionit të vazhdueshëm ndaj prokurorisë, për të penguar drejtësinë, për të fshehur të vërtetën.

Këto fakte tronditëse, të përfshijres së gjithë shtetit për të influencuar hetimin, e bëjnë edhe më urgjente nevojën për asistencë ndërkobëtare në këtë proces, jetik për vendin.

Ilir Meta dhe Edi Rama po sfidojnë çdo ditë durimin e popullit, duke treguar se ata janë të implikuar kokë e këmbë në skenarin e vrasjes dhe janë gati të bëjnë cdo gjë që ndaj tyre të mos ketë hetim, ndaj tyre të mos veprojë ligji", u shpreh Ristani.

ME TE LEXUARAT