Rama: Brenda vitit privatizimi i ‘Albpetrol’, blloqet e lira të naftës në dispozicion të investitorëve

Politikë

edi-rama33-314x2005Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se sektori i energjisë shihet nga qeveria  shqiptare si një nga burimet më të rëndësishme të rritjes sonë ekonomike.

I pranishëm në samitin dy ditor për energjinë “Albanian Oil, Gas & Energy Summit 2015”, Kryeministri Rama tha se, “të gjithë jeni të informuar se energjia ka një hapësirë të posaçme në programin e qeverisë sonë si një sektor që e shohim si një nga burimet më të rëndësishme të rritjes sonë ekonomike”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryeministri vuri në dukje se në këtë sektor kemi gjetur dhe një problematikë më të ndërlikuar, së bashku me nevojën emergjente për një ndërhyrje agresive për të përballuar krizat sistemike që kjo sjellje kishte arritur të gjeneronte”.

“Drejtimi ynë është ai i politikave energjitike të BE, për të cilat besojmë se janë çelësi i integrimit rajonal dhe një rajoni që duhet të arritjë të përdorë në kapacitet të plotë potencialin e vet natyror energjitik”, tha Rama, duke shtuar se, “sa i përket rajonit tone, mendoj se fjalët kyçe të projektit tonë energjitik duhe të jenë ndërlidhje energjitike që mundëson lidhje mes

vendeve të Europës jug-lindore dhe jugore”.

Kryeministri Rama tha se nevojitet bashkëpunim dhe harmonizim ndërsektorial në shkallën kombëtare dhe rajonale. “Sa i përket shkallës kombëtare kemi fillur punën tonë këmbëngulëse për të reformuar bazën tonë ligjore, e cila synon në thjeshtëzimin e procedurave për investitorët. Kuvendi ka miratur një projektligj të ri për hidrokarburet dhe me këtë ligj do të nisë procedura e dhënies së blloqeve të lira të naftës”.

Për ne, theksoi Rama, “është me rëndësi që qeveria të jetë aktore aktive në këtë treg, por shteti të marrë një rol rregullator. Synojmë të nxisim bashkëpunimin mes qeverisë dhe investitorëve duke zhdukur diferencat”.

“Reformat dhe hapat e ndërmarra duhet të jenë një apel për kompanitë që mund të investojnë në gërmime të reja dhe mundësi që Shqipëria ka për të ofruar”, vijoi Kryeministri Rama, duke shtuar se, “së shpejti qeveria do të kryejë sizmikën e blloqeve të lira detare dhe organizimin e procedurave për dhënien e blloqeve të lira edhe në bregdet”.

“Jemi shumë të vendosur që të krijojmë në vijimësi, favorizimin e zhvillimit të eksplorimit të këtij sektori duke garantuar klauzola lehtësuese për të gjithë investimin”, tha Kryeministri Rama, i cili shtoi se, ky do të jetë dhe viti i përfundimit të një procesi të stërzgjatur privatizimi të shoqërisë shtetërore ‘Albpetrol’, për të cilin po bëhen dokumentat pë privatizimin në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

“Ky privatizim do të jetë një ndryshim radikal në qasjen ndaj kësaj shoqërie. Shteti do të marrë të gjithë të drejtat që sot i gëzon ‘Albpetrol’, si një inerci e një të shkuare shumë të largët. Ndërkohë ‘Albpetroli’ do të ndahet nga blloqet e lira të naftës që do të vihen në dispozicion të investitorëve. Për ne ka qëne e qartë se Albpetroli ka qenë një atavizëm i shoqërisë së shkuar dhe që nuk mund t’i rezistojë sfidave të së ardhmes”, tta Rama, duke sthuar se, “sidoqoftë mbetet një aset i vlefshëm dhe do të sigurohemi që të gjithë aktorët seriozë të jenë pjesë e një gare korrekte ku të gjithë do të jenë të ftuar”.

“Po jetojmë në një moment unik për rajonin dhe gazsjellësi TAP është një mundësi unike. Përfshirja e Shqipërisë në këtë projekt është hapja e një kapitulli të ri për zhvillimin e sektorit të energjisë, jo vetëm në vend, por edhe në rajon. Për të mundësuar ndërlidhjen energjitike, jemi në diskutime të ndryshme që e bëjnë vendin tonë një vend mundësish më të mëdha në këtë sektor”, u shpreh kryeministri Rama.

Po punojmë, theksoi kreu i qeverisë, “për të hartuar Masterplanin për gazin natyor dhe diversifikimin e burimeve të energjisë në vendin tonë. Ndërkohë MEI po zhvillon një program të veçantë për ngritjen e kapaciteteve teknike të gazit në Shqipëri”.

ME TE LEXUARAT