Berisha përgëzon Ramën për takimin me Mustafën

Politikë

berisha-fbb2015Për herë të parë këto kohë Sali Berisha vlerëson Edi Ramën.

Në një status në profilin e tij në ‘’Facebook’’, Sali Berisha lavdëron qeverinë e Ramës për takimin që realizoi në Tiranë me qeverinë e Kosovës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Të dashur miq, sot dy qeveritë shqiptare, përkatesisht qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, u mblodhën në Tiranë.

Në këtë takim ato firmosën një seri marrëveshjesh.

Takimi në format kabineti qeveritar, një praktikë e përhapur kjo midis vendeve fqinje, është një akt pozitiv që së bashku me firmosjen e marrëveshjeve meriton përgëzime.

Duke vlerësuar takimin e sotëm dhe marrëveshjet e firmosura shpreh bindjen se projektet e përbashketa transnacionale si hekurudha Tiranë -Prishtinë, infrastruktura e Alpeve, projektet energjitike, njësimi i ligjeve dhe praktikave në të dy vendet, janë interesi jetik i kombit tonë por dhe rajonit në tërësi! Sb”, shkruan Berisha.

ME TE LEXUARAT