Arrestimet e deputetëve, ja çfarë gjeti policia në banesën e Tom Doshit

Kliko per me shume info
oplicia-doshi
Policia ne banesen e Tom Doshit

Një kompiuer portativ, laptop dhe një USB, janë gjetur nga oficerët e policisë gjyqësore gjatë kontrollit në banesën e deputetit Tom Doshi.

Kontrolli në banesën e deputetit është bërë mbi bazën e kërkesës së prokurorisë së përgjithshme.

Kliko per me shume info

Të dy pajisjet, USB-ja dhe kompiuteri janë dërguar në polici ku i janë vendosur në dispozicion grupit të hetimit për të verifikuar përmbajtjen e tyre.


Arrestohet deputeti Tom Doshi

Arrestohet me urdher te prokurorise edhe deputeti Tom Doshi. Forca te policise kane shkuar ne banesen e Doshit prane kompanise Profarma ne Tirane duke i vendosur prangat rreth ores 16.35.

Pas arrestimit, Tom Doshi po shoqerohet nga banesa ne drejtim te drejtorise se policise se Tiranes.

Urdherat e ndalimit te deputeteve jane firmosur nga prokuroret Altin Binaj dhe Adnand Xholi.

Doshi akuzohet per kallezim te rreme dhe kanosje per kallezim te rreme ne lidhje me akuzat qe ka bere per nje plan vrasje ndaj tij.

Ne zbatim te urdherit te prokurorise, efektivat e policise jane duke bere kontroll ne banesen e deputetit Tom Doshi.

Prokuroria ka dyshime se ne shtepine e deputetit Tom Doshi mbahet nje video ku i zgjedhuri ne Shkoder kercenon me arme Durim Bamin per te pranuar se ka marre porosi per vrasjen e deputeteve. Pikerisht per kete aresye, urdherat e ndalimit te prokurorise kane kerkuar vec arrestimit te deputeteve edhe kryerjen e bastisjen ne banesat e tyre.

mark-frrokuArrestohet deputeti Mark Frroku

Deputeti Mark Frroku eshte arrestuar nga ana e policise se shtetit.

Mesohet se efektivat e repartit Shqiponja kane shkuar ne kompleksin AML ku ndodhej Mark Frroku duke bere edhe prangosjen e tij.

Arrestimi eshte bere nga policia me urdher te prokurorise se pergjithshme pas dhenies se autorizimit nga Kuvendi.

Deputetit i jane vendosur prangat ne nje lokal ne pronesi te familjes se tij ne kompleksin AML ne Tirane.

Frroku, deputet i Partise Kristiandemokrate, akuzohet per deshmi te rreme te dhene para prokurorit ne lidhje me skenarin e vrasjes ndaj deputeteve Mehill Fufi dhe Tom Doshi.

arrestimi-frroku
Policia gjate shoqerimit te Mark Frrokut

 

Frroku ra ne prangat e policise rreth ores 16.25. Ai nuk ka bere asnje veprim rezistence ndaj efektivave te policise se shtetit.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here