Vasili: Zgjedhjet e 21 qershorit nuk shtyhen! Shantazhi i PD qesharak

Politikë

vasili-kuvendPas deklaratave të përfaqësuesve të PD-së se nuk do të futen në zgjedhje nëse nuk përfundon procesi i dekriminalizimit, Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili, shpreh vullnetin e mazhorancës për zhvillimin e zgjedhjeve vendore në 21 qershor.

Në një prononcim për mediat, z. Vasili e cilësoi si qesharake shantazhin e Partisë Demokratike për shtyrjen e zgjedhjeve vendore. Sipas z. Vasili, PD edhe pse ka shumicën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, falë edhe tolerancës së mazhorancës, nuk dëshiron të futet në garë pasi nuk gjen dot kandidatë për zgjedhje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Zgjedhjet e 21 qershorit nuk shtyhen. Shantazhi i Partisë Demokratike për shtyrjen e zgjedhjeve lokale është qesharak. Theksoj se PD ka shumicën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kjo edhe falë tolerancës sonë si mazhorancë. Por, Partia Demokratike nuk gjen dot kandidatë për zgjedhjet vendore dhe kjo forcë politike nuk ka kandidatë për Bashkinë e Tiranës”, tha z. Vasili.

I pyetur për çështjen e dekriminalizimit dhe propozimet që PD ka bërë në Kuvend, Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim u shpreh se PD-së i ka dalë boja me dekriminalizimin. Z. Petrit Vasili shprehu gatishmërinë e mazhorancës për të zgjedhur kandidatë me integritet për zgjedhjet vendore, ndërsa shtoi se dhe kandidimi i të pavarurve ndihmon demokracinë. “PD-së i doli boja me dekriminalizimin. Mazhoranca do të zgjedhë figura me integritet. Kandidimi i të pavarurve ndihmon demokracinë”, theksoi më tej, z. Petrit Vasili.

ME TE LEXUARAT