Ministri Bushati merr pjesë në Samitin e tretë BE-Evropë Juglindore

Politikë

bushat economistMinistri i Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati, mori pjesë në Samitin e tretë BE-Evropë Juglindore, që u zhvillua në Split të Kroacisë. Në takimin e këtij viti, të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme kroate dhe revista The Economist, morën pjesë Ministra të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të BE-së, të autoriteteve bankare evropiane, si dhe përfaqësues të agjencive zhvillimore. Ky takim kishte në fokus integrimin politik, ekonomik dhe tregtar të Evropës Juglindore.

Ministri Bushati mori pjesë në panelin e Ministrave të Jashtëm, i cili kishte fokus integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, si element katalizator i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Gjatë fjalës së tij, Ministri Bushati u shpreh se, "Parë nga këndvështrimi i Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Evropian mbetet një pol tërheqës dhe emancipues, përtej krizave që e rrethojnë në lindje dhe në jug”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në këtë kontekst, zgjerimi i BE-së mbetet një instrument gjeopolitik thelbësor për stabilizimin dhe zhvillimin ekonomik në hapësirën e Evropës Adriatike. Bashkimi Evropian, nga pikëpamja e sigurisë, duhet të përforcojë krahun e tij juglindor, nga i cili kalojnë rrugë të rëndësishme energjetike, të domosdoshme për diversifikimin e burimeve", theksoi Ministri Bushati.

ME TE LEXUARAT