Drejtonte celulën e ISIS, burg Elezit, pritet ekstradimi në Itali

Aktualitet

alban-elezi-kavaje-isisI arrestuar nën akuzën e rekrutimit të xhihadistëve për luftë në Siri, Alban Elezi 38 vjeçari nga fshati Rrashbull i Kavajës do të qëndrojë në burg për qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Ka qenë ky vendimi i Gjykatës së Kavajës marrë 48 orë pas arrestimit të Elezit, i cili hetohet nga autoritetet italiane se drejtonte së bashku me nipin e tij Elvis Elezi dhe një shtetas tjetër celulën terrortiste në Breshia.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burime nga akuza thanë për A1 Report se brenda 40 ditëve pritet të mbërrijë nga Italia dosja e plotë në ngarkim të Alban Elezit, e më pas gjykata të vendosë nëse do të pranojë apo jo ekstradimin.

ME TE LEXUARAT