Tiranë, arrestohen 9 zyrtarë të Tatimeve e Lojërave të Fatit, tre në kërkim

Aktualitet

kazino2014Publikohen emrat e 9 te arrestuarve, tre ne kerkim

Nente persona jane arrestuar ndersa tre te tjere jane ne kerkim pas nje hetimi te prokurorise lidhur me rryshfetin e punonjesve te tatimeve dhe lojerave te fatit nga kompanite e basteve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burime nga Policia e Shtetit bëjnë të ditur se në kuadër të operacionit të koduar “Stop”, fillimisht mbrëmjen e së mërkurës janë arrestuar Kreshnik Kasaj, menaxher i një pike lojërash fati dhe Metjon Bijo, specialist i hetimit në Drejtorinë e Tatimeve, ndërsa pasditen e së premtes, pas vendimeve të gjykatës, janë arrestuar Jani Berukas, Tefik Mallkuçi e Valentin Lokaj, punonjës të Njësisë së Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit; Petrit Ahmetaj, inspektor i Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit në Bashkinë e Tiranës si dhe Mensur Hoxha dhe Trendafil Tarja, specialistë të Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Gjykata ka vendosur caktimin e masës së sigurisë arrest shtëpie për personin me inicialet I.R.

Arrestohen me akuzat e korrupsionit, mashtrimit e shpërdorimit të detyrës, 12 persona në Tiranë mes të cilëve shumica (11 persona) inspektorë të tatimeve dhe Njësisë së Lojërave të Fatit.

Gjithcka ka nisur dy ditë më parë kur policia ka vënë në pranga menaxherin e nje kompanie private, shtetasin Kreshnik Kasaj, 27 vjeç si dhe inspektorin e tatimeve, Metijon Bijo 32 vjeç.

Inspektori tatimor dyshohet se i ka marrë nje shumë prej 99 mijë lekësh biznesmenit privat kundrejt një favori të jashtëligjshëm që kishte të bënte me mos-vendosjen e kasës fiskale në biznesin e tij.

Fenomeni ka qenë më i gjerë se kaq pasi hetimet e prokurorisë kanë zbuluar implikimin e 10 personave të tjerë, punonjës të Tatimeve dhe Njësisë së Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit.

Për këtë arësye, ditën e sotme me urdhër të gjykatës, policia ka arrestuar edhe dhjetë persona të tjerë.

Të akuzuarit dyshohet se kanë lejuar dhjetëra salla kazinosh të ushtronin aktivitet pa kasa fiskale kundrejt një shume rryshfeti mujore që merrnin zyrtarët e shtetit nga bizneset private.

ME TE LEXUARAT