Veseli-Zhbogar: Procesi i liberalizimit të vizave prioritet kombëtar

Kosovë&Rajon

veseli“Procesi i liberalizimit të vizave mbetet prioritet kombëtar deri në realizimin e plotë të tij”, theksoi kryetari Veseli në takimin me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Gjatë takimit Veseli dhe Zhbogar biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë, për miratimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Kosovën nga ana e Komisionit Evropian.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë e përgëzoi kryetarin Veseli për MSA-në, duke e konsideruar këtë një arritje të madhe për Kosovën dhe qytetarët e saj në procesin e integrimeve evropiane.

Zhgobar shprehu konsideratën e tij për institucionet e Kosovës, të cilat janë përkushtuar për kryerjen e detyrave që dalin para tyre në këtë proces.

Kryeparlamentari Veseli, ndërkaq, falënderoi Zyrën e BE-së në Kosovë dhe drejtuesin e saj personalisht, për angazhimin e tyre në këtë drejtim, ndërsa konsideratë të veçantë shprehu edhe për deputetët e Parlamentit Evropian që janë vayhdimisht afër institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës. Liberalizimin e vizave, kryetari i Kuvendit e vlerësoi me rëndësi të madhe për Kosovën, veçanërisht për të rinjtë e saj, si një resurs tepër i vlefshëm i vendit.

Kryetari Veseli konsideroi se detyrat e institucioneve të Kosovës në përmbushjen e kritereve në këtë proces janë të pashtyeshme, ndërsa vlerësoi se krahas kësaj, edhe faktori ndërkombëtar duhet të ndikojë pranë Bashkimin Evropian që qytetarët e Kosovës të kenë të drejtë të udhëtojnë pa viza në zonën Shëngen

ME TE LEXUARAT