BBA8, Veseli provokon rëndë Fatjonin

Showbiz

veseli-fatjoni2015Veseli ka ngacmuar Fatjonin duke i thënë se ai do të bëhet “dashnorja” e tij. Sot, Fatjoni dhe Kristi e kanë diskutuar këtë fakt dhe me banorët e tjerë. Sipas Eleonorës kjo ka qenë një ironi dhe sarkazëm e Veselit.

Fatjoni nuk e pranon këtë lloj sarkazme është e papranueshme. Eleonora thotë se me këtë shprehje Veseli ka kaluar limitet e tij dhe ia ka përplasur fytyrës Fatjonit duke i thënë se do që të bëhet si ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Eleonorës për një mashkull të moshës së tyre, ekstrem është të pranosh edhe me shaka të kundërtën. Kjo është e njëjta gjë që bëri Tea duke thënë se është lesbike dhe vetë Eleonora duke thënë se është mazokiste. Edhe vendi ku jetojnë ata, i lejon të tejkalojnë limitet e tyre. Eleonora mendon se Veseli është një djalë me guxim dhe nuk e vret mendjen për paragjykimet.

Fatjoni thotë se ai nuk e pranon këtë gjë sepse është me parime dhe po ashtu dhe Kristi thotë se nuk e pranon këtë lloj shakaje. Sipas Kristit, Veseli po shkel krenarinë e djemve shqiptarë dhe veten e tij. Kristit nuk i pëlqen ajo lloj kategorie njerëzish që ka përmendur Veseli.

Veseli i përgjigjet Fatjonit se i vjen shumë keq që ata janë më të mëdhenj se ai në moshë dhe po tregojnë nivelin që kanë duke thënë se çfarë nuk mund të bëjë njeriu me veten e tij. Sipas Veselit, ata vijnë nga realitete të ndryshme dhe i vjen keq që Fatjoni dhe Kristi janë kaq të papjekur.

ME TE LEXUARAT