Ekstradohet nga Zvicra, ky është shqiptari që shfrytëzoi të fejuarën si prostitutë

Aktualitet

ekstradimiiiNjë i person dënuar me 15 vite burg nga Gjykata e Apelit në Vlorë, është ekstraduar nga Zvicra drejt Shqipërisë për të vuajtur dënimin ne Shqiperi pasi akuzohet se ka trafikuar prostitute te fejuaren e tij.

Policia e shtetit ka njoftuar se i ekstraduari është shtetasi Fatos Sakolli, i dënuar me burg për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shqiptari është denoncuar nga shtetësja me inicialet K.K. e cila kishte rënë viktimë e premtimit të tij për fejesë dhe është detyruar që të ushtrojë prostitucion kundër vullnetit të saj.

Pas denoncimit të shtetases K.K. Gjykata e Beratit ka ëdnuar Sakollin me 10 vite burgim, ndërkohë që pas apelimit të çështjes në Vlorë, Apeli i qytetit bregdetar ka përforcuar dënimin me 15 vite burg.

Njoftimi i policise se shtetit:

Ekstradohet nga Zyrihu/Zvicër, Fatos SAKOLLI, i dënuar me 15 vjet burg. Nga Zyra Qëndrore  Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Zyrihu/Zvicër, drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar:  Fatos SAKOLLI, 41 vjeç, lindur në Berat

Ky ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi: Gjykata Rrethit Gjyqësor Berat, me Vendim nr.91, datë 29.06.2005, e ka dënuar këtë person me 10 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal të Republikës së Shqipërisë.

Ndërsa , Gjykata Apelit Vlorë, me vendimin nr. 310, datë 30.09.2005, e ka dënuar përfundimisht me 15 vjet burg. Ky shtetas me antë të mashtrimit për fejesë,  kur kanë shkuar në Belgjikë,  ka detyruar shtetasen  K.K,  të ushtojë prostitucion kundër vullnetit të saj.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Bernën, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Fatos SAKOLLI. Në Aeroportin e Rinasit ky person iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

 

ME TE LEXUARAT