Sport

Ja cili është kandidati kryesor për trajner i Realit

benitezDje presidenti Florentino Perez njoftoi largimin e Carlo Ancelottit nga Reali i Madridit dhe menjëherë pas tij, agjenti italian Ernesto Bronzetti deklaroi se me 99% pasardhësi do të jetë Rafa Benitez.

Lajmi që dha Bronzetti në fakt nuk është diçka e re, por vetëm një konfirmim i zërave që qarkullojnë prej kohësh, në rast se Perez do të merrte këtë vendim. I pyetur më pas se çfarë do të ndodhë me klientin e tij, agjenti i njohur mbështeti të njëjtin version që kishte deklaruar edhe Ancelotti, pra se dëshira është që të qëndrojë një vit pushim dhe larg futbollit. Largimi i teknikut italian nuk mund të konsiderohet krejt i papritur, por kjo nuk do të thotë se te Reali të gjithë e prisnin këtë lamtumirë të parakohshme.

Siç rrëfen Bronzetti, lojtarët janë ndjerë të trishtuar dhe madje disa prej tyre kanë derdhur lot kur morën vesh largimin e Carletos. Agjenti në përfundim pranoi se për një klub të madh si Reali është i kuptueshëm një vendim i tillë, për më tepër që ky sezon u mbyll pa asnjë trofe.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close