Aktualitet

Krujë-Durrës, i dënuari përjetë për vrasje vendos gjoba nga burgu

burgu-peqinPolicia njoftoi sot se ka nisur hetim ndaj një të dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje. Hysen Shera, 58 vjeç, i cili ndodhet në burgun e Fushë Krujës, është kallëzuar penalisht nga dy persona per kanosje.

Dyshohet se Shera, me anë të një personi ende të panjohur, i ka dërguar letër kërcënuese një 66-vjeçari nga Shijaku. Në letër, të kërcënuarit me inicialet Sh. S. i kërkohej të shiste shtëpinë ose t’i jepte prurësit të letrës 30 milionë lekë.

Një tjetër letër kërcënuese, Shera i ka dërguar shtetasit Sh. B., 30 vjeç, po nga Shijaku, të cilit i ka kërkuar që brenda 7 ditëve t’i paguante 10 milionë lekë për shpifje ndaj tij për vrasje.

Policia njoftoi me tej se është duke punuar për identifikimin dhe gjetjen e “korrierit” të letrave. Hysen Shera, 58 vjeç, ndodhet në burgun e Fushë Krujës, i dënuar për një vrasje të dyfishtë. Ngjarja për të cilën ai është dënuar ka ndodhur në vitin 2010 në vendin e quajtur “4 rrugët e Shijakut”, ku mbetën të vrarë Fatmir Sula dhe djali i tij, Izmir Sula.
Pas arrestimit, Shera ka deklaruar se e kishte kryer krimin, pasi fqinji i tij, Fatmir Sula, që punonte si kambist, e fyente në mënyrë të vazhdueshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close