Kengetarja rrefen betejen e saj me alkoolin: Une po vrisja veten

Showbiz
Kengetarja rrefen betejen e saj me alkoolin: Une po vrisja veten

Në një intervistë për revistën “People”, aktorja dhe këngëtarja Jessica Simpson ka treguar se ka marrë një ofertë për të shkruar një libër motivues, por ka refuzar sepse në zemrën e saj e dinte se nuk mund ta bënte dot diçka të tillë.

“Unë nuk u ndjeva rehat të flas për veten në një mënyrë që nuk ishte e sinqertë”, tregon Jessica.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por pak kohë më vonë, ajo botoi librin e saj të kujtimeve “Open Book”, ku ka zbuluar se është abuzuar seksualisht kur ishte vetëm 6 vjeç.

Kjo shkaktoi tek ajo një gjendje ankthi dhe stresi që do ishin shoqërueset e saj edhe në vitet në vazhdim. Dhimbja që ndiente, presionet në karrierë e çuan atë drejt alkoolit dhe barnave.

Gjendja e saj po përkeqësohej dhe mjeku i tha se duhet të ndalonte përdorimin e tyre sepse jeta e saj ishte në rrezik.

“Unë po vrisja veten me pijet dhe barnat. Po çmendesha pas tyre. Ato më jepnin një ndjenjë vetëkënaqësie dhe gjithashtu mpirje”.

U detyrua të niste terapi dhe për të ishte e vështirë, por ndryshimi filloi të vihej re në gjendjen e saj dhe me ndihmën e familjes, miqve, bashkëshortit që nga muaji Nëntor i vitit 2017, Simpson shprehet se nuk ka pirë më alkool.

“Unë e kam përdorur dhimbjen time dhe e kam shndërruar në diçka që mund të jetë e bukur dhe frymëzuese për njerëzit”.

Jessica Simpson, u martua me Eric Johnson, në vitin 2014 dhe tani kanë tre fëmijë, vajzën Maxwell, 7 vjeç, djalin Ace, 6 vjeç dhe vajzën e vogël Birdie, 10 muaj.

ME TE LEXUARAT