“Ti je bossi”, Rudina Dembacaj publikon SMS-te me Mark Frrokun!

Showbiz

Pasi zyrtarizoi lidhjen me Mark Frrokun, Rudina Dembacaj tashmë ndan me fansat jo vetëm fotot romantike të të dyve, por edhe biseda që çifti bën.

Aktorja e humorit ka publikuar në rrjetet sociale një pjesë nga biseda e bërë në WhatsApp me partnerin e saj të ri, por që më pas e ka fshirë foton. Duke folur në lidhje me punën e tyre, Rudina duket se i bindet Markut, kur i thotë ti je bosi, por pastaj “kthen mendje”, duke i thënë se ajo është bosi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përgjigja e ish-deputeti? “Të dua”. Mesa duket, edhe në bisedat për punë çifti nuk lë rast pa i shfaqur dashurinë njëri-tjetrit.

Kujtojmë se dyshja kohët e fundit ka hapur një restorant në Tiranë, ku dhe janë të përfshirë në menaxhimin e tyre. Kush nga të dy është pronari? Natyrisht që përgjigjen e ka dhënë vetë aktorja.

ME TE LEXUARAT