Aktualitet

Prokuroria bllokon 13.5 milionë lekë të reja të trafikantit shqiptar në Zvicër

krimet-erendaProkuroria për Krime të Rënda kërkon konfiskimin e rreth 13.5 milionë lekëve të reja, në disa llogari bankare të shtetasit Elidon Bejko, i dënuar në Zvicër për trafik lëndësh narkotike.
Në bazë të informacionit të përfituar gjatë hetimit, rezulton se shtetasi Bejko, gjatë kohës që ushtronte aktivitetin kriminal në Zvicër, ka sjellë shuma të konsiderueshme frangash, të cilat janë depozituar në llogari bankare në emër të tij dhe familjarëve të tij.
Nga studimi i vendimit nr.27  datë 09.06.2006 të Gjykatës së Shkallës së Parë rezultonte se shtetasi Elidon Bojko është i dënuar në shtetin Zviceran dhe për këtë të fundit ishin pushuar hetimet në Shqipëri pasi për të njëjtin fakt penal ai ishte i dënuar në shtetin zviceran.
Për nevoja të hetimit pasur është administruar dhe janë marrë aktet e procedimit penal nr.39 të vitit 2003  të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Në këto akte të cilat kanë mes tyre dhe dënimin e shtetasit Elidon Bojko, vendim i cili është marrë me letërporosi nga autoritetet zvicerane.
Sipas vendimit të datë 19.09.2002 i Gjykatës Cheux-de-Fonds Zvicer rezulton se shtetasi Elidon Bojko është arrestuar në datën 13.01.2002 nga policia zvicerane me 34.2 gram heroinë. Në vendim thuhet se shtetasi Elidon Bojko është dënuar dhe në vitin 1997 për shkelje të më vogla se në vendim.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close