Bojaxhi: Me sa duket ata që më mbështesin mua ti i quan budallenj

Aktualitet

bojaxhiKandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës Gjergj Bojaxhi replikoi në distancë me rivalin e tij të mazhorancës Erion Veliaj. “Zoti Veliaj përsëriti edhe dje deklarata kundër kandidimit tim dhe denoncimeve që unë i kam bërë ndërtimeve në Parkun e Liqenit. Kandidimi im për Bashkinë e Tiranës është shprehje e vullnetit të lirë të rreth 14 mijë qytetarëve të ndershëm. Deklaratat e Zotit Veliaj janë fyerje e përçmim edhe për këta qytetarë, të cilët Zoti Veliaj i konsideron me sa duket ose budallenj të mashtruar prej meje ose si ‘të Saliut’”, theksoi Bojaxhi.

Sipas tij, Deklaratat e Zotit Veliaj kanë në fakt për qëllim të largojnë vëmendjen e publikut nga denoncimet që unë i kam bërë bashkëpunimit sistematik mes zotërinjve Rama, Berisha dhe Basha për shkatërrimin e parkut të liqenit

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në vend që të merret me mua, zoti Veliaj duhet t’u bëjë të qartë qytetarëve qëndrimin e tij për kthimin e Parkut të Liqenit në shesh ndërtimi. Konkretisht ai duhet t’i përgjigjet këtyre pyetjeve: A do e anullojë Zoti Veliaj vendimin Rama-Berisha-Basha për kthimin në tokë ndërtimi të rreth 70 hektarëve sipërfaqe përgjatë kurorës së Parkut të Liqenit? Unë do ta anulloj këtë vendim me referendum të qytetarëve të Tiranës”, u shpreh Bojaxhi.

Pesë pyetje që Bojaxhi ja bën Veliajt:

 A do e lejojë Zoti Veliaj ndërtimin 15 katësh në pjesën e parkut përballë Fakultetit Ekonomik, i cili është në tavolinën e Kryetarit të Bashkisë për firmë?

 A do i lejojë Zoti Veliaj ndërtimet masive të planifikuara në pjesën e parkut në krah të Korpusit të Universitetit, mbi Akademinë e Arteve?

 A do i lejojë Zoti Veliaj ndërtimet e planifikuara në territorin ku është sot Garda?

 A do t’i lejojë Zoti Veliaj ndërtimet në trekëndëshin, që sot është parkim, në fillim të digës së liqenit?

 A do t’i lejojë Zoti Veliaj ndërtimet që kanë filluar dhe të tjera që po përgatiten të fillojnë poshtë Digës së Liqenit?

ME TE LEXUARAT