Veliaj në Kombinat: Program i detajuar për çdo lagje të Tiranës

Politikë

erion-veliaj9-655x356Kandidati i mazhorancës për kryeqytetin ka vijuar prezantimin e programit në Kombinat.

Erjon Veliaj ka kërkuar vota nga të gjitha partitë e koalicionit si një mundësi për zhvillimin e zonës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Jemi një koalicion shumë i madh, janë mbi 40 parti që janë bërë bashkë për ta cuar Tiranën në drejtimin e duhur, sepse nuk ka të majtë dhe të djathtë që mos kuptojë që Tirana ka shkuar kundravajtje dhe që ne kemi nëvojë të shkojmë në drejtimin e duhur", tha Veliaj.

Kandidati i ASHE për Bashkinë e Tiranës ftoi kryetarin aktual të bashkisë, Lulzim Basha, në një debat për të diskutuar mbi të gjitha problemet që ka kryeqyteti

"Kryetarin aktual të bashkisë apo kë zëvendësues të cojë ai që të na tregojë lagje më lagje, rrugë më rrugë, shkollë më shkollë, cerdhe më cerdhe, kopsh më kopsht, në cdo vend të njësisë se cfarë plani kanë ata. Kishin 4 vjet që të merreshin më të gjitha këto rrugë", u shpreh ai.

Veliaj prezantoi përpara banorëve projektet konkrete për njësinë 6 të cilat kanë të bëjnë me krijimin e hapësirave të gjelbra,infrastrukturën ,si dhe krijimi i një landfilli të ri.ndërkohë që janë evidentuar 314 probleme specifike në zonën e Kombinatit.

ME TE LEXUARAT