Kuvend, Beqaj sot në interpelancë, i përgjigjet akuzave për ilaçet e rimbursueshme

Politikë

kuvendSeanca e ditës së enjte në Kuvend parashikon një axhendë të ngjeshur, ku pikë të parë ka interpelancën me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, kërkuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, lidhur me ‘informacionet zyrtare të vjedhjes së 1.5 miliardë lekëve përmes, recetave fallco të ilaçeve të rimbursueshme”.

Krahas kësaj, rendi i ditës parashikon disa projektligje të rëndësishme si, ai “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”, pr/ligji “Për investimet strategjike”, disa ndryshime në ligjin “Për sistemin arsimor parauniversitar”, etj.

Gjithashtu, Kuvendi voton sot dhe dekretin e Presidentit të Republikës, që emëron Blendi Klosin në postin e ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Z. Klosi zëvendëson në këtë post Erjon Veliaj, i cili u dorëhoq pas kandidimit të tij për kryetar të bashkisë Tiranë, në zgjedhjet e 21 qershorit.

ME TE LEXUARAT