Barcelona mbyll sezonin me tri Kupa

Sport

trikupaaaBarcelona është kampione e Evropës, pasi që sonte në Berlin mundi Juventusin, me rezultat 3-1, në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Finalja e elitës së futbollit evropian, mes dy gjigantëve evropianë, ka dhënë një super ndeshje me aksion të mira, raste të shumta dhe katër gola të shënuara.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Skuadra e Barcelonës e njohur si “jashtëtokësorët” edhe në duel me fuqinë e futbollit italian, tregoi se jo rastësisht ishin në këtë finale të madhe, duke e fituar dhe duke e shkruar historinë e re të klubit katalonas, pasi që fituan tripletën në këtë sezon të garave.

Lionel Messi më shokë, fuqishëm e nisi lojën dhe vetëm pas katër minutave lojë përmes Ivan Rakitiqit kaluan në epërsi, duke i dhënë një "dush të ftohtë" torinezëve.

Skuadra e Luis Enrique edhe pas epërsi u shfaq e rrezikshme para portës së Buffonit, derisa edhe Juve tentoi me disa gjysmëraste të rrezikojë portën e Barcelonës.

Lojë dramatike është luajtur në pjesën e dytë. Kampionët e Italisë përmes Alvaro Moratas në minutën e 53- të barazuan shifrat në 1-1, dhe u rikthyen në lojë, madje, juventinët rrezikuan edhe në dy raste tjera, por jo sa për ta dërguar topin në rrjetë.

Dhe, nga një aksion i mirë skuadra spanjolle përmes Luis Suarezit kalojë për të dytën herë në epërsi, derisa braziliani Neymar në aksionin e fundit të ndeshjes i dha goditjen e tretë Juventusit.

Përfundimisht Barcelona është në majat e Evropës, sukses ky jashtëzakonisht i madh, derisa trajneri Luis Enrqiue në sezonin e tij të parë në krye të Barcelonës, fiton La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve.

ME TE LEXUARAT