Tritoli në farmacinë e babait të S.Tahirit, pranga Vladimir Gjutajt

Aktualitet

vladimir-gjutaArrestohet në Kukës, Vladimir Gjuta, i dyshuari kryesor për vendosjen e eksplozivit në farmacinë e babait të ministrit të Brëndshëm Saimir Tahiri me 10 shkurt të këtij viti.

Ndalimi i tij është bërë në hyrje të tunelit të Kalimashit nga forcat RENEA dhe forcat e posaçme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në momentin e arrestimit, Gjuta ishte i shoqëruar nga një shtetas kosovar. Ai po transportohet nga policia drejt Tiranës.

Gjuta është shpallur në kërkim që prej muajit shkurt të këtij viti sëbashku Baftjar Brukën të cilët akuzohet edhe për vepra të tjera të rënda të ndodhura në vend.

Grupi kriminal i cili përgatiti vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ministrit tahiri përbëhej nga 7 persona. Të njëjtët persona akuzohen edhe për vendosjen e lëndës shpërthyese në stacionin e autobusit në rrugën “Muhamed Gjollesha”.

Gjykata e Krimeve të Rënda, gati tre muaj pas arrestimit ka urdhëruar lirimin nga qelia të Ernest Gjutës, i afërmi i të dyshuarit si organizator i tritolvënies në farmacinë e babait të Ministrit Tahiri.

Lirimi i Ernest Gjutës ka ardhur me kërkesë të Prokurorisë, pasi nuk është arritur të gjenden prova të mjaftueshme që implikon atë në organizimin dhe vendosjen e tritolit në rrugën “Kongresi i Manastirit” dhe “Muhamet Gjollesha” mëngjesin e hershëm të datës 10 shkurt të këtij viti.

Për këtë ngjarje vazhdojnë të qëndrojnë në qeli me masën e sigurisë “arrest me burg” shtetasit Lumjan Matmuja, Kamber Bruka, Erjon Dule dhe Emirjon Gjuta.

ME TE LEXUARAT