Dhoma zgjedhore: Procesi zgjedhor u zhvillua në kushte normale

Aktualitet

votimmDhoma Zgjedhore përmes anëtarëve të saj si KZLN dhe ISP ka monitoruar procesin zgjedhor dhe tani do të vazhdojë të monitorojë procesin e numërimit të votave.

Sakaq, qindra qytetarë në të gjithë Shqipërinë i janë përgjigjur thirrjes për të raportuar ne portalin zalart.al duke denoncuar çdo shkelje të evidentuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dhoma zgjedhore  thekson se procesi i votimit në përgjithësi u zhvillua në kushtet e një situate normale të rendit dhe sigurisë. Sjellja e policisë së shtetit vlerësohet të ketë qenë në përputhje me ligjin.

Një tjetër rol të rëndësishëm sipas dhomës zgjedhore ka luajtur edhe media e cila ka ndjekur minutë pas minute situatën zgjedhore në mbarë Shqipërinë. Krahasuar me zgjedhjet e shkuara, daljet publike të partive politike në ditën e votimit kanë qënë të kufizuara. Gjatë ditës së sotme është konstatuar se komisionet e Qendrave të Votimit nuk kanë marrë masa për zbatimin e kërkesave të ligjit, që në 150 m larg QV të mos ketë materiale propagandistike. Raste të tilla janë raportuar në disa qytete.

Për shkak të ndarjes me vonesë të bazës materiale dhe mungesa e komisionerëve hapja e procesit të votimit të është bërë me vonesë në disa QV apo për hapjen e tyre pa praninë e të gjithë anëtarëve. Gjithashtu u konstatua se personave me aftësi të kufizuar nuk I janë krijuar kushtet enevojshme të parashikuara në ligj për ushtrimin lirisht të së drejtës së votës. Sakaq, Dhoma Zgjedhore, përmes KZLN do të monitorojnë hap pas hapi procesin e numërimit të votive në të 90 qendrat e numërimit.

ME TE LEXUARAT