gazetashqip

Kandidatja e PD në Himarë: Administrata po bën presion

lefteriKandidatja e Partisë Demokratike dhe koalicionit të djathtë në Bashkinë e Himarës Lefteri Prifti denoncoi presionin që sipas saj po ushtrohet nga administrata. “Në dy qendra votimi, të dy kryepleqtë e fshatit presin me lista në dorë njerëzit para derës. Është vënë e gjithë administrata e bashkisë në funksion të të majtëve. Nuk kanë të drejtë të hyjnë fare nëpër qendra votimi. Administrata nuk duhet të marrë pjesë në komisione. Sekretari i Këshillit të Bashkisë hyn e del nga qendra e votimit sikur të jetë në shtëpinë e tij. Nëse do të vazhdohet kështu, do të bllokojmë procesin. Do të tërheq komisionerët sepse nuk është proces ky”, tha Prifti.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close