Në Kurbin vazhdon votimi, komisionerët nga shoqëria civile

Aktualitet

kurbNë Bashkinë e Kurbinit është zhbllokuar procesi zgjedhor. Koalicioni i Partisë Demokratike është duke bojkotuar këtë proces zgjedhor në Kurbin, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shkarkoi kryetarin e KZAZ-së 15 në Kurbin, z. Islam Ismaili, dhe tre anëtarët e tjerë të KZAZ-së nga PD dhe Partia Republikane. Të gjitha materialet zgjedhore në Bashkinë Kurbin janë shpërndarë dhe janë pranuar vetëm nga komisionerët anëtarë të koalicionit të Partisë Socialiste. Kryetari i ri i KZAZ-së 15 në Kurbin, me vendim të KQZ-së tani është Fran Nezha nga shoqëria civile. Derisa koalicioni i PD-së po bojkoton procesin zgjedhor në Kurbin, Gjovalin Laska, zyrtar i PD-së në Kurbin, tha për Top Channel se, këto zgjedhje nuk janë legale dhe rezultati i tyre nuk është legjitim.

ME TE LEXUARAT