Pezullohet votimi në Tepelenë e Roskovec, gabime në fletët e votimit

Aktualitet

voti2015Ne Roskoves te Fierit bllokohet procesi i votimit per shkak te parregullsive ne shtypjen e fleteve te votimit.

Mesohet se fleta e votimit eshte shtypur gabim. Poshtë emrave të kandidatëve të PS-së dhe PD-së është sigla e ASHE-së.

Në Tepelenë është ndërprerë votimi në KZAZ-në nr. 77 për shkak të një pasaktësie në fletët e votimit. Nga tre kandidatë që garojnë për Bashkinë e Tepelenës, në fletët e votimit ndodhen vetëm dy prej tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për momentin, procesi është ndërprerë në qendrat e votimit që përfshihen në KZAZ-në nr. 77.

Raportohet se ka gabime në shtypjen dhe printimin e fletëve të votimit: kandidatët e ASHE-së dhe APPD-së renditen të dy me numrin 2 në fletën e votimit.

ME TE LEXUARAT