Grida Duma: Të dhënat e para flasin për fitore të PD në Durrës
Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma në një deklaratë për shtyp ka thene se të dhënat e para flisnin për një rezultat të suksesshëm në qytetin e Durrësit.
“Dua t’iu falenderoj në mbyllje të kësaj ditë të rëndësishme, për pjesmarrjen në zgjedhje. T’ju falenderoj për ushtrimin e përgjegjësisë qytetare.
Dua të falenderoj gjithashtu, komisionerët dhe vëzhguesit për punën e palodhur për rezistencën që u kanë bërë akteve e përpjekjeve të dëshpëruara për manipulim.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Të dhënat e para flasin për një fitorë të alternativës tonë në Durrës, fitore të Partisë Demokratike.
Tani që votimi është mbyllur, kemi hyrë në një proces të rëndësishëm që është numërimi.
I kërkoj numëruesve ta ruajnë votën e durrsakëve, ta garantojnë atë. Të bëjmë të dëgjohet zëri i tyre. Unë jam pranë çdo numëruesi, Partia Demokratike dhe miqtë tanë ndërkombëtarë janë pranë çdo numëruesi.
Në asnjë mënyrë, nuk do të lejojmë cënimin e vullnetit të shprehur tashmë me votë.”, tha Duma.