Ndërpritet numërimi i votave në Durrës, Dako në avantazh me 4744 vota
Lajmifundit
/
22 Qershor 2015, 14:35
Aktualitet
Në katër KZAZ ku janë grumbulluar kutitë e votimit për bashkinë e madhe të Durrësit, është ndërprerë procesi i numërimit.
Bëhet fjalë për KZAZ 21, 22, 23, 24 dhe nga rezultatet paraprake mësohet se kandidati i ASHE, i cili garoi për mandatin e tretë në krye të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është në avantazh me 4744 vota në krahasim me rivalen e djathtë, Grida Duma.
Sipas të dhënave nga KZAZ, deri më tani janë numëruar rreth 99 kuti dhe rezultati është 18605 vota për Vangjush Dakon, 13861 vota për Grida Dumën.