Luzi: Të mos bllokohet numërimi i votave, partitë të çojnë anëtarët në VNV

Aktualitet

luzi-kqzKryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Lefterije Luzi, i bëri sot thirrje forcave politike që të marrin masat e duhura për të emëruar komisionerët në Vendet e Numërimit të Votave(VNV).

“Prioritare kemi numërimin e kutive të votimit dhe ky proces nuk mundet të pengohet dhe as të bllokohet. Nuk ka kuptim ta lëmë procesin pa komisionerë dhe kjo nuk duhet të ishte lënë për sot”, tha kryetarja Luzi, gjatë mbledhjes së sotme të KQZ-së.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Reagimi i saj erdhi pas shqetësimit të shprehur nga përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Genci Gjonçaj, i cili u ankua për vonesat në numërim, ku veçohet qarku i Shkodrës, pasi komisionerët e VNV-ve, të emëruar nga PD nuk i përmbushin kriteret ligjore.

ME TE LEXUARAT