Ndërpritet numërimi i votave në Durrës, Dako në avantazh me 4744 vota

Aktualitet

durresNë katër KZAZ ku janë grumbulluar kutitë e votimit për bashkinë e madhe të Durrësit, është ndërprerë procesi i numërimit.

Bëhet fjalë për KZAZ 21, 22, 23, 24 dhe nga rezultatet paraprake mësohet se kandidati i ASHE, i cili garoi për mandatin e tretë në krye të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është në avantazh me 4744 vota në krahasim me rivalen e djathtë, Grida Duma.

Sipas të dhënave nga KZAZ, deri më tani janë numëruar rreth 99 kuti dhe rezultati është 18605 vota për Vangjush Dakon,  13861 vota për Grida Dumën.

ME TE LEXUARAT