Durrës, PD denoncon: Dako kërcënoi komisionerët e KZAZ nr 22

Aktualitet

duma-dako-ok-655x354Shtabi elektoral i Partisë Demokratike denoncon kryetarin e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako se ka kërcënuar me jetë komisionerët e KZAZ nr 22.

“Ju po luani me jetën time unë do merrem me jetet tuaja” mësohet të jetë mesazhi I dërguar nga Dako sipas shtabit elektoral të PD-së

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mësohet se në QV ku ishte caktuar të votonin të burgosurit ishte marrë vendim për tu mbyllur QV pasi për 5 orë nuk ka pasur votues të tjerë. Dhe në bazë të një klauzole ligjore nëse në QV nuk ka votues deri pas 5 orësh atëherë mund të mbyllet.

Në momentin kur kanë dashur ta mbyllin mësohet se ka shkuar në telefonin e tyre mesazhi kërcënues I Dakos, sipas PD-së, Iicili ka kërkuar të mos mbyllet QV por të qëndrojë e hapur deri në orën 19:00.

ME TE LEXUARAT