Përfundon numërimi, shpallet fituesi i zgjedhjeve në Lushnje

Aktualitet

tushe-lushnjePërfundon numerimi në rrethin e Lushnjes. Në garë ishin, për koalicionin e majtë Fatos Tushe dhe për koalicionin e djathtë, Darien Xhindoli. Pas numërimit të 165 kutive, fitues doli kandidati i ASHE-së, Fatos Tushe, me 25026 vota kundrejt 22912 të kandidatit Xhindoli.

Për Lushnjen, kjo ishte një risi, pasi në historikun e 25 viteve të demokracisë, asnjë kryetar bashkie nuk ka mundur të fitojë dy herë radhazi, edhe pse kanë rikandiduar. Emocionet e fitimit të bashkisë nuk u përmbajtën nga Tushe dhe nga deputetja e Lushnjes, Eglantina Gjermeni.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tushe doli më pas e falënderoi të gjithë ata, që i besuan mandatin e dytë, dhe të gjithë ata, që punuan për të arritur këtë fitore historike. Tushe shkoi për të takuar edhe të gjithë numëruesit e vëzhguesit te ZAZ-ja e Lushnjes.

ME TE LEXUARAT