Erion Braçe: Çfarë fitore, por dhe çfarë përgjegjësie!

Kliko per me shume info

erjonDeputeti socialist, Erion Braçe, është shprehur entuziast pas fitores së zgjedhjeve nga e majta.

Ai thotë se kjo ishte gjëja më e mirë, por tashmë kjo është një përgjegjësi më shumë për të majtën.

Kliko per me shume info

“Çfarë fitore, çfarë fitore!

Pooor, çfarë përgjegjësie, çfarë përgjegjësie!!

Përtej fitores së madhe është përgjegjësi.

Duhet të mendojmë tërësisht për punë, vetëm për punë!!

Ndaj jam i kënaqur që punën në Durrës do ta drejtojë Vangjush Dako; në Vlorë fiton dhe shkon në punë një si Dritan Leli; në Korcë punën do ta vazhdojë Sotiraq Filo; në Fier puna merr një dimension të ri me Armando Subashin; në Elbasan punën do ta çojë kudo Qazim Sejdini; në Lushnje punën do ta vazhdojë Fatos Tushe; në Berat pa asnjë diskutim punën do ta drejtojë Petrit Sina.

Por mbi të gjitha jam i kënaqur për tre zonja që punën e tyre të derisotme do ja kushtojnë komuniteteve shumë të gjera për herë të parë.

Miken time, Majlinda Bufi, që ka fituar në një zonë tërësisht të vështirë e nën pushtet kriminal, në Roskovec;

Zamira Ramin në Gjirokastrën e vjeter e të re;

Luiza Mandin, doktoreshën e Libohoves, vendit të nënës sime”, shkruan deputeti socialist.

loading...

1 COMMENT

  1. merreni dhe cojeni ne parlament ,i beni nje shtatore , ahaha fitore. puc cudhej demokrateve fitorja apo te ndanin pergjgjesine para popullit jo jo ska cu duhet ju socialistet e njihni mire pushtetin merreni ju duhet per te dhene llogari ne ferr

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here