Jorida Tabaku, PD: Ka vend dhe kohë për analizë të thellë të rezultatit

Aktualitet

jorida-tabakuDeputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku deklaroi se në këto zgjedhje është kaluar paragjykimi që kishte qeveria për ndarjen e re territoriale pasi mazhoranca nuk mori 50 bashki. “Ka vend dhe kohë për të bërë një analizë të thellë të rezultatit, kohë dhe vend për të analizuar çfarë shkoi mirë apo keq. Strategjia e mazhorancës për të bërë që në ato bashki që ishin të djathta të ktheheshin të majta dhe të majtat të vazhdonin të ishin të majta nuk funksionoi. Disa bastione të PD u humbën nga mazhoranca dhe qytetarët refuzuan. Kjo sot nuk ndodhi dhe jemi në realitet tjetër. Do kisha dashur që të kishim rezultate akoma më të mira dhe të diskutonim në rrethana të tjera. Në vitin 2013 mazhoranca aktuale kishte 1 milion e 37 mijë vota. Aleanca e PD sot ka 677 mijë vota ndërsa aleanca e PS 840 mijë vota. Tregon trend ndryshe nga ai që kryeministri tregon sot”, u shpreh Tabaku.

ME TE LEXUARAT