Incident në KZAZ, votat e Malësisë së Madhe do numërohen në KQZ

Aktualitet

përleshja fizike mes militantëve ka nisur në momentin kur numëruesit kanë dalë jashtë për 30 minuta pushim.

Rreth 20 forca policie janë munduar të qetësojnë situatën, ndërsa menjëherë kanë mbërritur edhe forcat speciale, si edhe drejtues të policisë së Shkodrës. Partia Demokratike akuzon militantët e PS-së se kanë goditur me grushta kryetarin lokal të demokratëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pavarësisht shtimit të forcave të policisë situata mbeti e tensionuar dhe KZAZ numër një e kësaj bashkia mori vendimin që kutitë e mbetura të numërohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në këtë bashki janë numëruar 52 nga 79 kuti dhe kandidati i aleancës së majtë, Tonin Marinaj, ka marrë 7104 vota, ndërsa rivali i tij, kandidati i APPD, Anton Kokaj ka marrë 6014 vota.

Në Shkodër kanë mbetur edhe 3 kutitë e fundit dhe kandidatja e APPD, Voltana Ademi kryeson me rreth 11 mijë vota ndaj Keti Bazhdarit të ASHE.

numerimmmPartia Demokratike ne Tirane denoncoi mbremjen e sotme se kryetari i PD ne Malesi te Madhe, Pjerin Spathari, eshte gidutur ne oret e mbremjes prane KZAZ ne kete zone.

Sipas PD, i përfshirë në përplasje eshte edhe deputeti socialist Paulin Sterkaj.

Njoftohet se ne Malësi e Madhe jane përplasutn fizikisht simpatizantët e dy krahëve politikë prane ambienteve te KZAZ 1.

Mësohet se brenda KZAZ 1 ka edhe persona të armatosur. Atje kandidojnë Tonin Marinaj i së majtës dhe Anton Kokaj i të djathtës.

Pas informacionit te percjelle nga PD, ka reaguar deputeti socialist Paulin Sterkaj. Ai tha se ka hyre per te ndare dhe nuk ka qene i perfshire ne konflikt.

Sipas Sterkajt, incidenti ka ndodhur 70 metra larg ambientit te KZAZ. Deputeti i PS theksoi se ngjarja nuk ka ldhje fare me numerimin dhe po ashtu, ai beri me dije se nuk ka asnje pasoje nga perplasja e ndodhur.

ME TE LEXUARAT