Soft

Vdes në aksident ajror kompozitori i famshëm James Horner

jamesJames Horner, fitues i çmimit Oscar për kolonën zanore të filmit “Titanic”, “My Heart Will Go On”, ka vdekur në moshën 61 vjeçare në një aksident ajror në jug të Kalifornisë.

Ai ka pësuar këtë aksident afër Santa Barbara të hënën në mëngjes. Identiteti i pilotit nuk është bërë i ditur, por vdekja e Hornerit është konfirmuar më vonë nga Sylvia Patrycja, asistentja e tij, në profilin e saj në Facebook, shkruan Hollywood Reporter.

“Kemi humbur një njeri të jashtëzakonshëm me një zemër të madhe dhe një talent të pabesueshëm”, ka shkruar Patrycja, transmeton Koha.net. “Ai ka vdekur duke bërë atë që dëshironte. Faleminderit për gjithë mbështetjen tuaj”.

“Aeroplani – S-312 Tucano MK1 Turbo-Prop me dy ulëse – është rrëzuar rreth orës 09:30, sipas kohës lokale, të hënën në pyllin kombëtar Los Padres”, ka thënë Mike Lindbery, zëdhënësi i zjarrfikësve Ventura County. “Askush tjetër nuk ishte në bord”.

Horner ka qenë një pilot i trajnuar dhe para lajmit për vdekjen e tij, Jay Cooper, avokati i familjes, konfirmoi se aeroplani ishte në pronësi të kompozitorit.
Ai njihet edhe për kompozimin e këngëve në filma tjerë të njohur, si: Braveheart, Zorro, Avatar, Star Trek e të tjerë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close