Durrës, votat për Këshillat Bashkiak, LSI rrëzon nga vendi i dytë PD-në

Aktualitet

votaaaaSuprizat vazhdojnë edhe për Këshillin Bashkiak të Durrësit, ku deri tani LSI-ja ndodhet në vendin e dytë për nga numri i votave për këshilltarë. Mësohet se deri tani janë numëruar 94 kuti, prej të cilave Partia Socialiste ka numrin më të madh, me 9054 vota, e dyta Lëvizja Socialiste për Integrim me 7097 vota dhe vetëm në vend të tretë Partia Demokratike me 6977. Me humbjen e kreut të bashkisë, votat e pakta për këshilltarët demokratë do të shënojnë humbjen e dytë për PD-në në Durrës.

ME TE LEXUARAT